Pas 13 vitesh, bashkëmoshatarët i ndryshojnë jetën vajzës së sëmurë!

Alisja Heti ishte vetëm 4 muajshe kur e ëma, Dhurata, kuptoi që ajo kishte probleme me shtyllën kurrizore.

Pas disa vizitash me mjekë shqiptarë dhe të huaj, prindërit arritën t’i siguronin vajzës një korse e cila do ta ndihmonte me problemin në shtyllën kurrizore.

Alisja ndjeu përmirësim, por pas pak kohësh familja humbi kontaktet me mjekun e huaj dhe prej vitesh nuk kishin arritur të gjenin një tjetër korse për vajzën, çka ka bërë që vitet e fundit ajo të vuajë shumë, të mos luajë me moshataret e saj e të mos vrapojë dot.

Përmes dëshirës së vëllait, Jurgenit, që është përlotur teksa ka theksuar se nuk kërkonte asgjë për vete, por vetëm që e motra e tij të shërohej, problemi i Alisjas tashmë është zgjidhur.

Përveç korsesë, ajo do të vazhdojë të kryejë gjithë vizitat e nevojshme mjekësore.
Dy histori të tjera, kanë sjellë emocione të forta këtë të shtunë në “Më thuaj një dëshirë”.

Një mbesë kërkonte një ëmbëlsirë gjigande për gjyshen me diabet, ndërsa një vogëlushe tjetër dëshironte që mamaja e saj të mos vishte më rroba të zeza e ta harronte vdekjen tragjike të vëllait, ndodhur përpara 4 vitesh.
Episodin e plotë e gjeni në linkun më poshtë;

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME