Helidon Bushati: Puthjen e pare e kam dhene me paterica, mu shua vetbesimi sepse …

Ish-deputeti i PD, Helidon Bushati ishte sot i ftuar në rubrikën ‘Gjysma ime’ tek E Diela Shqiptare sëbashku me bashkëshorten e tij. Në një intervistë ndryshe ai zbuloi shumë detaje nga jeta e tij privatë dhe marrëdhënia me bashkëshorten,

Helidoni ka treguar edhe historinë e njohjes së tyre, ku shprehet se puthjen e parë e ka dhënë kur ishte me paterica.

Intervista në studio:

Ardit Gjebrea: Gjete ndonjë justifikim për të dalë se nga informacionet që unë kam marrë ti ke qenë një gocë e survejuar nga prindërit.

Ardiola: E vërtetë është Ardit, ka qenë data 1 Janar hera e parë që kam dalë nga shtëpia dhe patjetër duhet ta gjeja një justifikim se si duhet të dilja atë ditë. Por ia dola dhe e konsuamuam atë kafen.

Ardit Gjebrea: Kaq?

Helidon Bushati: Si takimi i parë ishte mjaftueshëm, pastaj oreksi vjen duke ngrënë (qesh). Unë kam pasur një problem me gjurin dhe në Janar kam shkuar jashtë për të bërë ndërhyrjen e gjurit sepse ishte delikate. Përveç problemit të gjurit ishte dhe rikuperimi nga operacioni, kështu që zgjati një muaj e ca ditë.

Ardiola: Kështu që fillimi i lidhjes sonë ka qenë me Helidonin në paterica.

Helidon Bushati: Dhe puthjen e parë e kam dhënë kur kam qenë në paterica dhe mu shtua vetëbesimi, thashë kur arrij të bëj për vete gjithë këtë gocë me paterica… (qesh).

Ardit Gjebrea: Përveç humorit, çfarë tjetër të tërhoqi tek Helidoni?

Ardiola: Helidoni i ka komplimentat pa masë.

Helidon Bushati: Ardiola donte të thone, bën shumë komplimente, por që të gjitha qëndrojnë, nuk është se bëj komplimente që nuk qëndrojnë.

Video:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME