Iliazi me dy gra dhe 8 fëmijë, momenti epik kur ngatërron emrin e bebit 3 muajsh: E ngatërrova me një fëmijë në fshat…

Disa muaj më parë, në edicionin e lajmeve të “Top Channel” u trajtua historia e një burri nga Peshkopia, i cili prej një dekade jetonte nën një çati më dy gratë e tij.

Iliazi, protagonisti i kësaj historie kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të ndarë me ne më shumë rreth jetës së tij me dy gratë, Anifen dhe Manushaqen.

Iliazi rrëfeu se kur kishte qenë 20 vjeç ishte martuar me shkuesi me Anifen, por pas shumë vitesh përpjekjeje nuk i’a kishin dalë dot mbanë që të bënin një fëmijë. Për këtë arsye ai i kishte propozuar Anifes që në shtëpi të sillte një grua të dytë me qëllimin që familja e tyre të plotësohej me fëmijë.

Tashmë, Anifeja, Manushaqja dhe Iliazi janë të martuar prej 13 vitesh dhe kanë sjellë në jetë 8 fëmijë, të cilët jetonin të lumtur në një shtëpi.

Por teksa fliste në emision, diçka e papritur i ndodhi Ilizait, ai ka harruar emrin e fëmijës së tij të 8-ë.

Iliazi teksa prezantonte fëmijët e tij: Era, Shaqiri, Skenderi, Ilmia, Florini, Blerina, Ska më tani. Ajo e vogla është Esmeralda. U po kemi edhe bebin. Tre muaj është. Grisel e ka emrin. Ariel. E ngatërrova me një kalam atje në fshat. ja ta mbaj unë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME