Ditën taksi, natën shtëpi/ 62-vjeçari që jeton prej 8 vitesh në makinën e tij, prej 13 vitesh nuk flet me fëmijët

Makina është e vetmja strehë për një 62 vjeçar të braktisur nga fëmijët e tij.

 

Enver Hodaj, prej 13 vitesh jeton si endacak, pasi nuk ka një shtëpi ku mund të strehohet. Ai ka 8 vjet që fle në makinë, pavarësisht të ftohtit në dimër apo të nxehtit në verë. Ditën e përdor si taksi për të nxjerrë bukën e gojë dhe natën si shtëpi.

 

Me shtëpinë e tij lëvizëse, Veri siç e njohin të gjithë, ngryset ku ta zërë nata. Në kushtet e pandemisë, masat mbrojtëse të 62 vjeçarit janë një qese detergjent dhe një bidon me ujë, ndërsa për higjienën personale i shërben uji i lumit Vjosë.

 

Ai ka 4 fëmijë, të cilët nuk i ka parë që prej 13 vitesh, pas divorcit me ish-bashkëshorten e tij. Ata jetojnë në Itali dhe Gjermani dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë komunikuar asnjëherë me të atin.

 

I braktisur nga të gjithë 62 vjeçari çdo ditë ai e nis me shpresën se dikush do ta ndihmojë për të patur një strehë mbi krye.

 

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME