U bë problematikë fjalori i rëndë, Eni Çobani: Më duhet të them publikisht më fal…

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare javën e kaluar ka qenë Arben Mata dhe Kastriot Hoxha, ku kanë bërë një akt shitblerje, Kastrioti ka blerë shtëpinë e Arben Matës.

Arbeni vetë e ka të dhuruar nga prindërit e tij. Sapo shitet kjo banesë në Qershorin e 2019, në Shtator po të këtij viti i vjen një kërkesë padi nga gjykata e rrethit të hapur nga vajza e tezes Aredi Gjika duke futur të gjithë familjen gjyqësore për të konstatuar të pavlefshme kontratën e dhurimit, kontratën e përpjesëtimit, kontratën e shitblerjes përsa i përket me Kastriot Hoxhën dhe pas 4 vitesh është përfunduar ky gjyq nga gjyqtari Durim Hasa. Ky gjyqtar i ka dhënë të drejtë zonjës Aredi Gjika.

Në fund të emisionit Kastrioti dhe Arbeni janë përballur në një debat shumë të fortë, ku Kastrioti i kërkon që të gjejë një zgjidhje ose t’i kthejë 30 milion lekët që i ka dhënë për shtëpinë sepse ai është lodhur nga gjyqet. Situata ka agravuar duke e kërcënuar Arbenin duke i thënë se do i hajë gurmazin.

Eni Çobani në seancën e ndërmjetësimit të kësaj fundjave, ka kërkuar një ndjesë publike për fjalorin e ashpër mes Kastriotit dhe Arbenit. Ajo tregon se ka marrë informacione se kjo situatë dhe ky fjalor ka shqetësuar shumë persona dhe për këtë arsye i vjen shumë keq dhe kërkon falje.

“Më lejoni të kërkoj një ndjesë publike meqenëse është bërë goxha problematike dhe mua më ka ardhur si informacion, kështu që më duhet në emër të të gjithë publikut shqiptar dhe të shikueseve, për shqetësimin e shprehur përsa i përket disa fjalëve të rënda që janë thënë në fund të seancës së kaluar nga Kastriot Hoxha kundrejt zotit Arben.

Unë dua t’ju siguroj vetëm për një fakt, që jemi njerëz që kemi shumë kujdes nga fjalët por dhe nga veprimet. Kështu që jam sigurisht shumë ndjerë për çdo fjalë që thuhet dhe më duhet që të them publikisht më fal, por kam pritur që për problematikën që keni ndjekur, të merrja disa telefonata dhe kryesisht nga ata të cilët që janë protagonist të vërtetë dhe shkaku i vërtetë i asaj që ju patë në seancën e kaluar.

Dhe çuditërisht jemi shqetësuar për fjalët e Kastriotit, por nuk jemi shqetësuar pse ka lindur ky problem dhe kush janë personat që kanë sjellë problematikën e familjes Mata dhe sigurisht që nuk është as Arbeni, as Kastrioti, as Arqileja, as Aredija, por janë pikërisht ata njerëz që në vitin 1991 thonë që kanë zbatuar një ligj, por mua më duket që jo vetëm që nuk e kanë zbatuar, por kanë futur në konflikt një popull të tërë”, shprehet Eni Çobani. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME