ITALIANI QË BRAKTISI VENDLINDJEN PËR SHKODRËN

Ky është Aduo Vincenti, 88 vjeçari me nënshtetësi italiane I cili prej 26 vitesh jeton në Shqipëri. Ai erdhi në vitin 1995 për arsye pune. Asaj kohe punonte si përgjegjës në një kompani të përpunimit të lëkurës. Aduo na tregon për vizitën e parë të tij në Shkodër dhe vështirësitë e përshtatjes në zakonet e një qyteti ndryshe nga Toscana, ku ai kishte lindur dhe ishte rritur në Itali.

Pavarësisht se ka të paktën 26 vite që jeton në Shqipëri, Aduo nuk ka mësuar të flasë shqip. I pyetur pse ka marrë një vendim të tillë, 88-vjeçari jep këtë përgjigje.

Vitet e fundit të pleqërisë, Aduo po I kalon në qendrën e të moshuarve “Te Zotërinjtë”. Ai thotë se nuk ka preferuar të kthehet në Itali, por të qëndrojë në Shkodër për disa arsye.

Prej kaq vitesh në Shkodër, 88-vjeçari ka krijuar shoqëri të mirë jo vetëm me qytetarët shkodranë, por edhe italianë të tjerë. Ai veçon rastin e Adrianos, një tjetër shtetas italian, I cili po ashtu ka zgjedhur të jetojë në Shkodër me familjen e tij.

Bisedën me ne, Aduo e mbyll duke falenderuar shkodranët, ndaj të cilëve thotë sendihet mirëmojhës. 88-vjeçari thotë se ka të paktën 10 vite që nuk ka shkuar në Itali ndërsa tregon të vetmin peng që I ka mbetur në jetën e tij.

Aduo jeton prej vitesh në qendrën e të moshuarve “Te Zotërinjtë”. 88-vjeçari nuk është I vetmi që ka braktisur vendlindjen për të jetuar dhe punuar në Shkodër. Vitet e fundit ka një rritje të numrit të shtetasve italianë që gjejnë shumë të përbashkëta mes stilit të tyre të jetesës dhe kushteve që ofron kryeqyteti I veriut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME