Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, me profesion mjek gjinekolog Sejduallh Hoxha. Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij në rrjetet sociale.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar. Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet në njoftim.
Hoxha gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 qëndroi në postin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 ai bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së./mv.abcnews.al