Bujar Qamili është surprizuar nga stafi i Vllaznisë, teksa këta të fundit i kanë dhuruar një fanelë me emrin e tij. Prej kohësh këngëtari i njohur është i sëmurë, por fatmirësisht kohët e fundit mësohet se gjendja e tij është përmirësuar.
I njohur si tifoz i “thekur” i Vllaznisë, ai është në mendjen e çdo shkodrani për këngët e dedikuara për kuqeblutë e historisë së futbollit shqiptar.
Është Alban Hasani që ka postuar një foto me fanelën e Vllaznisë që mban emrin e Bujar Qamilit, ndërsa në diçiturë shkruan: “Të presim sa më shpejt në stadium mjeshtër”.
Ideja e tij eshte perkrahur nga drejtuesit e klubit te cilet kane bere gati fanellen me numrin 10 qe do t’i dergohet se shpejti Mjeshtrit te Madh te kenges ne Itali, aty ku eshte prej kohesh duke jetuar dhe duke u kuruar.