Vllaznia gabon rende dhe me shume siguri pas javës se 24-te te kampionatit do te jete e detyruar ta lëshoje vendin e pare te renditjes. Ajo është mundur brenda ne Shkodër nga Bylis me rezultatin 2-1.
Vllaznia e nisi ndeshjen në sulm e kjo u pa edhe nga aktivizimi që nga minuta e parë I dyshes Dilaver- Cisse. Sinjalet e para për gol I dha Nuavexhi që në minutat e para ndërkohë që në minutën e 14-të Dilaver do të zhbllokonte rezultatin.
Goli I shënuar shpejt I dha qetësinë e duhur kuqebluve të cilët mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë, por lojtarët e saj u nxituan para portës mike. Bylis nga ana e tij u mundua të shfrytëzonte kundërsulmin por pa rrezikshmërinë e duhur. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Vllazninë.
Edhe në fillimin e së dytës është ajo që tenton më shumë dhe I ka 2-3 mundësi të mira por pa rezultat. Ndërkohë pas një aksioni të gjatë të miqve në minutën e 76-të, topi mbetet në zonë dhe aty është Spahiu që e shtyn në rrjetë duke barazuar rezultatin për Bylis.
Vllaznia hedh ne fushe tre sulmues me shpresën për te shënuar medoemos golin e fitores, por ndoshta edhe mund ta kishte pësuar me ane te nje kundersulmi te shpejte te Bylisit nje minute para fundit. Nderkohe ne minutën e 92-te ka 11-metersh per ekipin e Bylisit.
Anthony eshte i sakte nga pika e bardhe dhe shenon duke bere qe keshtu e gjithë ndeshja te mbyllet me rezultatin 2-1 per Bylisin qe merr nje fitore me shume vlere nderkohe qe kjo humbje do t’i kushtoje rende Vllaznise.
SHKODRA SPORT – FOTO MIKEL THEPINA