DERË MË DERË TEK TË VARFRIT VETËM PËR FUSHATE

Në ditët e para që u publikuan listat për deputete në Shkodër menjëherë filloi dhe e ashtuquajtura fushate ku deputetet e zgjedhur janë “perveshur punes” qe të shkojnë derë më derë në familje që i mungon dhe kafshata e bukës për ti kërkuar votën dhe për te shpërndare në internet skamjen e tyre.

Deputete që janë lindur dhe rritur në Shkodër por që “zgjasin dorën” vetëm në dite interesi për ta ne kete rast ne kohe fushate zgjedhore. Pjesa me e madhe e njerezve jane ne nevoje dhe keta deputete as qe nuk i njohin por keta te fundit kërkojnë ndihmën e medias apo punonjësve të saj ti identifikojnë ato sepse pjesa me e madhe prej tyre pervec kohes se fushates nuk eshte se shihen ne terren per tu interesuar realisht per qytetaret.

Ka shume familje të cilat janë ndihmuar gjithmonë nga media lokale dhe qytetaret në Shkodër dhe jo vetëm, por dhe nga shqiptaret në mbarë botën qe keta deputet iu drejtohen me premtime te medha. Në një vit me plot probleme dhe sakrifica familjet me nevojë, ku diku mbizotëron akoma lagështira, e diku tjetër vuajtja apo sakrifica për mbijetese, janë të detyruar ti hapin dyert për këto kandidate te zgjedhur ne lista qofte edhe për disa qindarka apo një premtim bosh siç dhe jemi mësuar ti dëgjojmë ngahera…

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME