Star Plus sjell në mënyrë ekskluzive rikthimin e trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç në stolin kuqeblu. Vetë trajneri ka sqaruar rrethanat e rikthimit të tij bashkë me sponsorin Alban Xhaferri.
Brdariç ka deklaruar se është ekipi ai që ka ndikuar për ta rikthyer në skuadër pas vendimit të mbrëmshëm për largimin e tij. Ndërkohë edhe sponsori Alban Xhaferri është shprehur se fakti që opinioni ka reaguar duke kërkuar rikthimin bashkë me një pjesë të lojtarëve kanë
bërë që drejtuesit të mendohen edhe njëherë duke i dhënë edhe një mundësi teknikut të kuqebluve.
Në edicionin e lajmeve në Star Plus do të jenë më të detajuara prononcimet e trajnerit dhe sponsorit Xhaferri.