Ky kombinim i çuditshëm, që u bë trend në TikTok, pastron si me magji hekurin tuaj të rrobave

Hekuri duhet të pastrohet herë pas here për të shmangur ndryshkjen, por çfarë të bëni nëse mbulohet nga ndryshku dhe pastrimi duket i pamundur?

Pastrimi i hekurit rrallë është në krye të listës të rutinë sonë derisa të bëhet tepër vonë. Një hekur i ndryshkur ngjitet në rrobat dhe lë njolla të zeza në veshjen. Mos e hidhni hekurin tuaj – gjithçka që ju nevojitet është pak paracetamol dhe një piskatore.
Ndryshku shpesh ngjitet dhe është pothuajse i pamundur të hiqet, që do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë që ta përdorni mbi rrobat e sapo lara. Sekreti për të hequr këtë problem nga hekuri, ndoshta është tashmë në kutinë tuaj të ilaçeve në shtëpi.
Një postim në TikTok nga @destiny_jay ka grumbulluar më shumë se 77.000 pëlqime, dhe 2.378 njerëz ndanë videon befasuese me miqtë e tyre. Në video, shpjegon procesin, ku thjesht duhet të fërkoni paracetamolin në hekur dhe ndryshku do të largohet copa-copa. Blogerja arriti të transformojë plotësisht hekurin e saj me vetëm një tabletë paracetamol.
Më parë, duhet ta ndizni hekurin dhe të zbrazni ujin para se të përpiqeni të pastroni hekurin me tabletë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME