Burri fanatik i futet në burg, 69-vjeçarja kërkon të …

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Xhumaje Ceka, 70 vjeç, nga fshati Xibër i Burrelit. Kur ishte 16 vjeçe u martua me dikë nga Klosi i Burrelit, i cili më vonë u bë babai i vajzës së saj. Nuk u martua me shkuesi, as me dashuri, por ish-bashkëshorti u soll në të tillë mënyrë që e bindi të martoheshin. Qëndruan 10 vite të martuar me bashkëshortin.

Në 6 vitet e para të martesës pati probleme me fëmijët që sillte në jetë, pati dështime dhe dy vajza i vdiqën pasi i lindi. Në vitin 1972 u bë nënë e vajzës së vetme që ka, e cila sot ka krijuar familjen e saj dhe jeton po në Xibër. Xhumaja nuk punonte, bënte vetëm punë shtëpie dhe punë kooperative. Ai ishte person problematik dhe shumë fanatik. Kur vajza e tyre ishte vetëm 1 vit e gjysëm, ish-bashkëshorti u dënua me 3 vite burg, për motive ordinere, të tipit për vjedhje dhe armë mbajtje pa leje.

Mirela Milori: Kur je martuar?

Xhumaje Ceka: Në ’67-ën, jam martuar 16 vjeç. Kishim 10 vite diferencë dhe ai ishte shumë xheloz.

Mirela Milori: Kur erdhi në jetë vajza jote?

Xhumaje Ceka: Në ’72-shin.

Mirela Milori: Ka pasur 2 shtatzëni të para që nuk janë finalizuar për fat të keq dhe në shtatzëninë e tretë që lindi vajzën në ’72-shin, ishte fëmija i parë që solle në jetë dhe t’i ishe shumë e lumtur, pavarësisht se ai e donte djalë. Si ishte martesa juaj?

Xhumaje Ceka: Ishte mirë, vetëm për të dalë unë jashtë nuk donte.

Mirela Milori: Kur ishte vajza 1 vit e gjysmë, ky dënohet me 3 vite me burg. Pse u dënua?

Xhumaje Ceka: U akuzua për vjedhje, atje për vjedhje nuk i doli gjë, vetëm 6 mijë lekë, shoku i doli, këtij i gjetën armë pa lejë në shtëpi. Unë nuk e dija që mbante armë në valixhe. Kur u fut në burg i shkova 2-3 herë e më pas nuk pranoi t’i shkoja, më tha mos hajde.

Xhumaja tregon se pasi mbaroi dënimin me 3 vite burg, për 6 muaj nuk morën asnjë lajm prej tij, as nuk e dinin se ku ishte. Ata morën vesh se ishte dënuar sërish me burg si i përndjekur politik.

Familja e tij i thanë Xhumasë të ikte, dhe nëse i shoqi rikthehej le të rikthehej dhe ajo. Kështu, Xhumaja iku bashkë me vajzën dhe shkoi tek familja e saj, aty ku jeton edhe sot. Ajo zbuloi se burri ishte dënuar sërish me 10 vite burg. Në vitin ’78, kur vajza ishte vetëm 5 vjeçe e gjysmë, u bë gjyqi i divorcit.

Kur u nda në Gjykatë, nuk e mori pjesën e saj të shtëpisë, të cilën Xhumaja mendon që i takon me ligj. Ajo nuk u dorëzua, ka shkuar nëpër gjykata sërish për të përfituar pjesën që asaj dhe vajzës i takonte. Pasi mbylli dokumentet, shkon tek shtëpia, por kunati i del me një dru dhe e kërcënon, i tha që t’i nuk ke më punë këtu.

Xhumaja e ka rritur e vetme vajzën e saj, vetëm me të ardhurat që ka nxjerrë nga shitja e punimeve me grep. Ajo ka pretendimin se vajza e saj nuk ka marrë asgjë prej të atit dhe kërkon që të marrë ato që i takojnë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME