Realizohet pagesa e 39 milionë lekëve, Vllaznia garanton licensimin për Kupat e Europës…

Siç kishte paralajmëruar ditën e kaluara kryebashkiakja Voltana Ademi por edhe sponsori Alban Xhaferi, është gjetur zgjidhja për nënshkrimin e akt- marrëveshjes për borxhin e akumuluar në vite të Vllaznisë, që i hap rrugë licensimit të klubit shkodran për pjesëmarrje në Kupat e Europës.

Lajmin e ka dhënë Qytetarja e Parë e Shkodrës, njëkohësisht presidente e Vllaznisë, Voltana Ademi. Përmes një publikimi në Facebook, ajo bën me dije lajmin e shumëpritur nga tifozët kuqeblu në mbarë botën dhe sigurisht, shkodranët.

“Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë. Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër.

Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi – AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Falenderoj të gjithë tifozerinë, shkodranët anekënd, shqiptarët që ndjekin Vllazninë në mbarë botën! Falenderoj për bashkëpunimin Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër.”, shkruan kryebashkiakja Ademi.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Bashkiak i Shkodrës refuzoi të miratojë alokimin e fondit 82 milion lekë për shlyerjen e borxhit dhe nënshkrimin e akt- marrëveshjes pasuese me Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër. Megjithëatë, bashkëpunimi në mes Ademit, Xhaferit dhe Dukës, ka bërë të mundur pagesën e shumës dhe sipas gjasave, dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Tatimet Shkodër që i hap rrugën licensimit të Vllaznisë për Kupat e Europës. /ShkodraWeb Media/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...