SHKODËR, I RIU ME AFTËSI TË KUFIZUARA BËN ËNDRRËN REALITET

Elsid Sekja, është 24 vjeçari nga qyteti I Shkodrës, të cilin problemet shëndetësore nuk e kanë ndaluar të realizojë ëndrrën e tij si punonjës social. Pas një viti duke shërbyer si vullnetar në spitalin rajonal të Shkodrës, tashmë Elsidi ushtron profesionin e tij me kohë të plotë në repartin e kirurgjisë.

Ai na tregon se si është njohur me këtë profesion dhe frikën që e shoqëroi në ditët e para të praktikës. 24-vjeçari ka një falenderim për stafin spitalor por jo vetëm të cilët e ndihmuan të përshtatet shumë shpejt me ritmin e punës dhe pacientët.

Aftësia e kufizuar nuk e pengon Elsidin të bëjë punën e tij si punonjës social në repartin e kirurgjisë.

Elsidi shton se në vitin e ardhshëm akademik synon të fillojë një cikël të dytë studimesh, për të treguar kështu se asnjë pengesë nuk është më e madhe se dëshira e tij për të qenë I barabartë me të gjithë moshatarët dhe kolegët e tij.

Elsidi, tashmë punonjës social me kohë të plotë pranë spitalit rajonal të Shkodrës ka një mesazh për të gjithë personat të cilët në një periudhë të jetës ndihen të pafuqishëm për të realizuar ëndrrat e tyre.

Elsid Sekja, prej një viti ka shërbyer si vullnetar pranë spitalit rajonal të Shkodrës në ndihmë të pacientëve të cilët I janë nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale.

Emërimi si punonjës social me kohë të plotë në këtë institucion është një ëndërr më pak në sirtar për të, ndërsa është entuziast për vendosjen e objektivave të tjera, sërish në fushën e mjekësisë.

Nereida Vitoja, StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME