“Është thëngjill i mbuluar” Rrëfehet gruaja e deputetit të PD: Ja pse u ndamë dhe u ribashkuam pas 11 vitesh

Një rrëfim i pazakontë cilësohet ai që vjen së fundmi nga kandidati për deputet i PD Ivi Kaso së bashku me bashkëshorten e tij Sonila.

Historia e tyre e dashurisë është me të vërtetë si nga ato nëpër filma.

Të dy kanë vendosur të rrëfehen ditën e sotme në programin “E diela shqiptare” me moderator Ardit Gjebrenë.

Ata u dashuruan dhe u lidhën në gjimnaz, më pas filluan universitetin Sonila në Itali dhe Ivi në Greqi. Mbajtën 1 vit lidhje në distancë, më pas Ivi shkoi tek e dashura në Itali. Por pas një viti qëndrim aty, ata u ndanë dhe nuk u panë për 11 vite me radhë, tregon Sonila.

Fati deshi që ata të ritakoheshin në dasmën e mikut të tyre të ngushtë, ku u ridashurian sërish.

Sonila: Unë mendoj që vajzat piqen më shpejt sesa djemtë dhe ajo moshë, 20 vjeç ishim kur u shkëputëm, ishte shumë delikate. Ne vajzat jemi të lindura për të bërë rolin e gruas, jemi më të lidhura pas shtëpisë, ndërkohë që djemtë nuk dinë se çfarë duan nga jeta sepse duhet të kenë eksperiencat e tyre.

Ardit Gjebrea: Ivi duket një tip shumë i urtë, kështu që nuk më duket nga ata që të shikojnë…

Sonila: Është thëngjill i mbuluar (qesh).

Ivi Kaso: Është ajo që tha Sonila, nuk kishte një motiv të vërtetë ndarja, ndoshta ishte produkt më shumë ia vë fajin moshës që në atë kohë që ndoshta asnjëri nga të dy nuk ishim të përgatitur për lidhje serioze apo për lidhjen e jetës. Ende nuk e dinim se çfarë do të bëheshim në jetë dhe çfarë donim nga jeta.

Ardit Gjebrea: Ti vajte nga Greqia në Romë për Sonilën dhe pastaj nuk e takoje më?

Ivi Kaso: Pasi qëndruam të dy të lidhur për një vit në Romë u shkëputëm, secili ndoqi rrugën e vetë të jetës për një periudhë relativisht të gjatë deri në përfundim të studimeve. As u takuam, as u pamë, as u telefonuam, pavarësisht se jetonim në një qytetet, frekuentonim të njëjtin universitet pavarësisht se fakultete të ndryshme, kemi pasur më përpara pothuajse të njëjtin rreth shoqëror, por i humbëm kontaktet.

Ardit Gjebrea: Sa vite qëndruat të shkëputur?

Sonila: Përreth 11 vite.

Ardit Gjebrea: Deri në Gusht të vitit 2011. Si e kanë përjetuar familjarët tuaj ndarjen?

Sonila: Familjarët tanë kanë qenë shumë pozitivë për çiftin tonë, na donin të bashkuar.

Ardit Gjebrea: Dhe ju takoheni sërish, rastësisht në dasmën e mikut tuaj të fëmijërisë që ju ndihmoi për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Ti Sonila erdhe nga Italia, kurse Ivi ishte në Shqipëri, e dije që Ivi do ishte në dasmë?

Sonila: Jo nuk e dija, sepse ne ishim totalisht të shkëputur, nuk e dinim se çfarë bëheshe me njëri-tjetrin, nuk kishim shkëmbyer ndonjë telefonate, apo përshëndetje. Ishte thjesht një emocion i brendshëm obobo do jetë dhe Ivi, nuk e kam parë kaq shumë kohë, çfarë ka bërë në jetë, do jetë i fejuar, i realizuar në nivel familjar, nuk dija asnjë gjë.

Ivi Kaso: Unë e dija, shokët e përbashkët më kishin treguar që do ishte dhe Sonila, do të vinte nga Italia, nuk është se dija shumë për të në fakt, kisha marrë disa informacione në rrugë operative që nuk ishte martuar, nuk kishte fëmijë dhe nuk kishte një lidhje të konkretizuar, të paktën dukshëm. Dija që jetonte dhe punonte në Romë pasi kishte përfunduar studimet.

Ardit Gjebrea: Kur u patë për herë të parë, cili ishte impakti?

Sonila: O Zoti i madh qenka dhe Ivi! Pastaj filluan kërcimet, dasma vazhdonte. Në fillim ne ishin në dy tavolina të ndryshme, por nuk e di se si nga mesi u gjendëm të ulur ngjitur. Më pas Ivi më thotë mund të kërcejmë? Kërcyem dhe aty ndodhi pastaj gjëja e dytë që unë e kuptova dhe i kisha idetë e qarta por normalisht nuk i thashë gjë njeriu. Në atë moment u futa në një energji dhe mu rikujtua çdo gjë, ishte një kimi emocionuese sepse ishte sikur u plotësova.

Ivi Kaso: Unë besoja që këto prerjet e gjunjëve apo fluturat në stomak janë ekskluziviteti i të rinjve apo adoleshentëve që provojnë dashurinë e parë dhe s’më kishte shkuar në mendje që t’i provoja në një moshë të caktuar dhe përsëri me të njëjtin njeri me të cilin isha dashuruar për herë të parë. As më shkonte në mendje t’i përjetoja në moshën 30-vjeçare përsëri me të njëjtin njëri që isha dashuruar në moshën 17 vjeç.

Ivi tregon se nuk iu deshën shumë ditë të kuptonin se çfarë po ndodhte sërish mes tyre dhe u rilidhën sërish. Ata janë martuar në vitin 2011 dhe në 2017 janë bërë prindër të një vajze të quajtur Viktoria, e cila është gëzimi dhe lumturia e tyre më e madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME