Halla shikon mbesën dhe nuk ndal lotët: E kam zemrën e thyer, nuk mu gjendën pranë kur kisha nevojë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë e ftuar Alfrida një vajzë 20 vjeç që vjen nga Italia në kërkim të hallës së saj Rudinës e cila prej vitesh ka humbur kontaktet me familjen. Sipas Alfridës ajo ka jetuar me gjyshin dhe njerkën e saj dhe nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë, shpesh herë debatonin. Vëllai i saj i cili është babai i Alfridës iku në Itali me familjen dhe vitin e parë ata ishin në kushte të vështira sepse nuk kishin zënë akoma punë dhe jetonin tek shtëpia e të afërmve.

Rudina nuk mund të përballonte jetesën e saj me njerkën dhe të atin, kështu vendosi të ndërpriste kontaktet me të gjithë familjarët e saj, përfshirë edhe vëllain sepse ajo mendonte që nuk dëshironte ta ndihmonte. Rudina është bërë pjesë e emisionit por nuk mendonte kurrë se mbrapa ekranit do ishte mbesa e saj. Ajo filloi të lotonte dhe shprehet se e ka zemrën e thyer që i vëllai nuk e ka ndihmuar në momentet e saj të vështira.

Ardit Gjebrea: Ti ke jetuar në shtëpinë e tyre dhe më pas je largur, çfarë ndodhi, ruajte kontakte?

Rudina: Jo, sepse unë jam rritur me njerkën dhe u largova nga aty sepse gjeta njeriun e jetës time i cili më siguroi gjithçka që kisha nevojë, familjen që unë nuk e pata, dashurinë dhe humba kontaktet komplet. Kërkoja dashurinë, mbështetjen, kërkoja të më ndihmonin, vëllai im jeton në Itali, i kërkoja që të më merrte sepse nuk mund të jetoja më, më ishte bërë jeta shumë e vështirë, gati tentova të vras veten sepse nuk e dija çfarë të bëja.

I thoja më merr atje sepse ishte vëllai im, gjaku im, më thoshte jo, nuk kam mundësi, gjeje mundësinë e jetës tënde, je e madhe, unë nuk kam mundësi më thoshte gjithmonë dhe që atëherë zemra ime u thye komplet dhe s’desha t’ja di për njeri. Kisha vetëm dy zgjidhje, ose t’i jepja fund jetës sime ose nuk e di pastaj gjeta njeriun e jetës, Zoti më solli Eldin, familjen e tij, nuk më çoi në rrugën e vetëvrasjes sepse më ishte bërë jeta katastrofë. Eldi me gjithë familjen e tij më përkrahën, më mbështetën, nuk donin t’ja dinin se çfarë të kaluar kisha.

Rudina pranon që e mbesa të flasë dhe ta dëgjojë. Alfrida tregon se ajo dhe familja e saj nuk kanë hequr kurrë dorë nga ajo dhe e kanë kërkuar gjithmonë, madje në vendin ku është ulur ajo, është njësoj si të ishte ulur dhe i ati dhe e ëma sepse të gjithë e kanë dashur shumë. Rudina emocionohet nga fjalët e mbesës dhe ato përqafohen të përmalluara dhe me lot në sy. Mesa duket mbesë e hallë do nisin një fillim të ri dhe nuk do ndahen më kurrë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME