Një rast i paprecedentë është regjistruar në Kosovë, në një studio sportive, teksa gjatë debatit, ka pasur edhe fyerje mes palëve. Gjatë emisionit “Sporti Total”, gazetarja Qëndresa Krelani, ishte përballë trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, dhe i ka kërkuar këtij të fundit t’i thotë se cilat janë objektivat e skuadrës së tij, pas rezultateve të dobëta.
Kjo nuk është pritur mirë nga Batatina, i cili ka reaguar ashpër, duke i thënë se duhet të merret vetëm me palosjen e gazetave apo për të pastruar, pasi nuk është e aftë të analizojë futbollin.
DEBATI:
Krelani: Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humbur shumë. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke rezultate të tilla (të dobëta); cilat janë objektivat? A është Europa?