U pa për herë të fundit në mitingun e Bashës, flet nëna e 50- vjeçarit të zhdukur: Kam dyshime se e…

Kuzhinieri VIP i Selenicës i zhdukur prej 9 ditësh. Arjan Shabanaj 50 vjecari nga Selenica e Vlorës, me diplomë ekselentë në kuzhinë rezulton i humbur që prej datës 21 prill në mbrëmje. Tefta Shabanaj, nëna e moshuar e 50 vjecarit, me të cilën jetonte ky i fundit ngre alarmin se djali i saj mund të jetë “eleminuar”.

Sipas nëna Teftës, Arjani është parë për herë të fundit në mitingun e kreut të opozitës Lulzim Bashës në mbrëmje, nga ku nëna e tij ka mësuar nga shokët se ai është nisur me makina drejtë Vlorës dhe që atë ditë ska mësuar më gjë prej tij.

Nëna e 50 vjecarit tregon se “Arjani është një kuzhinier ekselent i cili ka punuar si brenda dhe jashtë vendit, ka punuar madje edhe në shtëpitë e VIP- ave apo politikanëve më të mëdhenjë të vendit.”

Për nëna Teftën, Arjani ishte “djalë i qetë pa probleme, një hallexhi, i ndarë nga nusja dhe fëmijët i cili jetonte me 200 lekë në xhep nga pamundësia për të punuar më në kuzhinë pasi kishte probleme nga krahu mezi e lëvizte”.

Në datën 22 në orët e para të mëngjesit nëna e tij ka bërë denoncimin në polici. Sot prej 9 ditësh ajo shprehet e pakënaqur nga puna e policisë që sipas saj vetëm e kanë përcjell duke i thënë “hajde nëna se do e gjesh djalin se ai gatuan për Lulzim Bashën ”

Dyshimet e saj janë që djalin mund ta kenë v rarë për cështje partie si grupe elektorale që shajnë njëra tjetrën mund të jenë k onfliktuar dhe më pas ka marrë përmasa më të mëdha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME