Thomas Brdaric është pranë transferimit në IPKO Superligën e Kosovës.
Trajneri gjermano-kroat, i cili drejtoi me sukses Vllazninë në sezonin që lamë pas, është zgjedhur trajneri i ri i Ballkanit sipas lajmeve që vijnë nga mediat dardane.
Klubi nga Suhareka ka vepruar shpejt duke arritur akordin me teknikun që i dhuroi Vllaznisë Kupën e Shqipërisë dhe i shpalli ata nënkampion. Akordi është gjetur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Indeksionline shkruan se 46-vjeçari, i cili më parë ka provuar edhe një aventurë te Shkëndija e Tetovës, do të përfitojë një rrogë prej 7 mijë eurosh në muaj tek ekipi, që u rendit në vend të tretë në sezonin e fundit. /abcnews.al