E turpshme, futbollisti kundërshtar detyron lojtarin kuqezi të hedhë përtokë trajnerin e Shqipërisë

Uellsi dhe Shqipëria zhvilluan sonte një ndeshje miqësore që nisi në orën 18:00, në stadiumin “Cardiff City”. Kjo ndeshje, u shërbeu futbollistëve të Uellsit si parapërgaditje para fillimit të “Euro 2020”, ndërsa Shqipërisë për të parë formën aktuale të futbollistëve.

Një nga detajet që mori vëmendjen e tifozëve është rrëzimi i trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Edy Reja, në fushë. Në minutën e 58 futbollisti i Uellsit, Norrington shtyn Manajn i cili rrëzon edhe trajnerin Reja në krah të fushës. Protesta të kuqezinjve dhe vetë trajnerit që ngrihet në këmbë dhe insiston derisa uellsiani ndëshkohet me të verdhë.

Ndeshja në Kardif u mbyll në barazim 0-0 dhe vendasit kishin bërë disa lëvizje, në krahasim me miqësoren me Francën. Skuadra e drejtuar nga Edy Reja ishte e vendosur mirë në fushë dhe më konkrete, sidomos në pjesën e parë kur italiani kishte rreshtuar skuadrën më të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME