“Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, ja çfarë i bën Iljazi i famshëm Arbanës në puntatën finale

Iliaz Laskaj, nga Selishta e Peshkopisë, ka rrëfyer hitorinë e tij pasi emri i tij u bë i njohur për bashkëjetesën me dy gra, Manushaqen dhe Anifen.

Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifen, por duke qenë se ajo nuk bënte dot fëmijë, në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të.

Ai tregon se dy gratë e tij nuk janë xheloze për njëra-tjetrën, dhe në rastet kur shkojnë nëpër dasma ata shkojnë të tre. Për Iliazin, të dyja gratë janë zonja shtëpie. Ato nuk kanë telefon, dhe nëse do të duan të komunikojnë me familjarët e tyre do të përdorin të tijin. Iliazi komentoi edhe daljen e tij në televizor, kur tha se: “Unë ja futa me shaka, ajo e kishte fut në televizor. I thash 5 ditë me njërën 5 me tjetrën, ajo e kishte fut në televizor.”

Sonte, Iliazi ishte i ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” me Arbana Osmanin, në puntatën e fundit të emisionit.

Në fillim, ai refuzoi të ulej duke thënë “Për Arbana Osmanin rri në këmbë 24 orë nuk ulem”.

“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi.

Arbana e pyeti nëse i bëhen xheloze gratë e prandaj nuk po ulej. “Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, iu përgjigj ai, duke shtuar se ishte shaka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME