Skandali/ Mirë që i hoqën KEMP-in pas 17 vitesh, por tani ikërkojnë të kthejë 4 milionë Lekë

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një 17-vjeçareje që trajtohet me KEMP prej vitesh, por që muajt e fundit i është ndërprerë.

Ndodhemi në Njësinë Administrative Nr.3 në zonën e Maternitetit të Ri në kryeqytet. 17-vjeçarja Fiorentina vuan nga hidrocefalia, epilepsia dhe ka edhe statusin e të verbrit.

Nëna e saj, Kozeta, tregon se vajza nuk flet dhe nuk është e aftë për asgjë. Që kur ishte 9 muajshe, vajza ka marrë KEMP për 17 vite me radhë. Por në muajin Tetor i është shkëputur dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Nënës i është thënë vetëm që duhet ta çojë të bijën në KEMP epror. Prej 6 muajsh, nuk merr as kujdestari dhe as KEMP.

Kozeta Cara: Kam vajzën të sëmurë që 9-muajshe, Fiorentina Cara. Atë e kam shtruar për një temperaturë, aty ajo pësoi ujë në kokë më thanë doktorët. E kam operaruar që 9-muajshe. Epikriza e vajzës hidrocefali, epilepsi meningjiti. Kjo nuk është e zonja për asnjë gjë. Për të ngrënë, i jap unë për të ngrënë, për ta ndërruar e ndërroj unë. Vajza sot është 17 për 18 vjeçe.

Që 9-muajshe vajza ime ka marrë KEMP. Edhe unë kam marrë kujdestarinë e vajzës. Vajza është grupi i parë. Që në Tetor kjo nuk ka marrë KEMP-in edhe kujdestarinë. Shkoj te Njësia Nr.3 nuk më japin përgjigje, nuk e përfiton vajza. Po se ku është problemi as unë nuk e di. Këta thonë tani që do ta hedhësh në KEMP-in epror. Pse duhet ta hedh në KEMP-in epror kur vajza ime e ka marrë që 9-muajshe. Kam 6 muaj që nuk e kam marrë. Vajza ka dhe statusin e të verbërve. Ka disa gjëra që kur e kap edhe sëmundja e vetë ajo deformohet. Mua më duhen lekët për bebelinat, për gjëra personale të vajzës.

Emisioni Stop u interesua pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, të cilët thanë se komisioni i nivelit të parë ka vendosur që të shkëputet KEMP-i, pasi mjekët e QSUT-së dhe Shërbimi i Neurokirurgjisë kanë bërë një gabim, nuk kanë shkruar para-tetraplegjik, por tetraparezë, që është gradë e lehtë.

Pavarësisht gabimit njerëzor të punonjëses, ky vendim është nul, pasi është ankimuar në Kemp Epror dhe në mbledhjen e radhës do të merret vendimi për Fiorentinën. Ne jemi rikthyer në Njësinë Administrative Numër 3, për shkak të një vendimi, që përcakton se Fiorentina ka marrë më shumë para sesa i takonin, ndaj tani familja e saj duhet të kthejë 4 milionë Lekë të vjetra, për shkak të gabimit të punonjëses.

Gazetarja: Tani zotëria është babai. Dhe thotë, që nuk e ka marrë këtë pagesë, që duhet të jetë gati tek 253 mijë lekë të vjetra në muaj.

Punonjësja: Fiorentina Cara në 2016-2018 është trajtuar me status paraplegjie. 2018-2020 statusi i është hequr. Për shkak të një gabimi njerëzor, që ka bërë punonjësja, është vazhduar të paguhet me status. Në momentin, që në tetor të 2020-ës duhet të dërgohej për rikomisionim për paraplegji, konstatohet, që është paaftësi. Ka marrë gati 160 mijë lekë më tepër në muaj. Më tepër sec i takojnë. Kjo gjë konstatohet dhe i mbahen.

Gazetarja: Duhet t’i mbahen për shkak të gabimit të punonjëses? Kush punonjëse e ka bërë gabimin?

Punonjësja: Punonjësja për momentin nuk është. Është me raport, është e sëmurë. Duhet ta marri PAK-un, por meqënesë zotëria ka marrë 4 milionë më tepër në 2 vite, pagesa i duhet mbajtur.

Gazetarja: Është faji i zotërisë, që është bërë gabimi dhe duhet t’i mbahen lekët?

Punonjësja: Është gabim njerëzor, që punonjësja e ka bërë.

Gazetarja: Gabim njerëzor, që po i kushton zotërisë aty.

Punonjësja: Po zotëria i ka marrë lekët.

Gazetarja: Dhe prandaj nuk po i kalojnë këto të PAK-ut?

Punonjësja: Ato kanë filluar t’i kalohen dhe po i mbahet vetëm pagesa e kujdestarisë, sepse është grupi i parë.

Gazetarja: Se është për një gabim kaq kohë të gjatë, punonëjsja të paktën të mbajë përgjegjësi, se është paaftësia e saj, që nuk e kupton për kaq kohë.

Punonjësja: Po patjetër, që është paaftësia, pakujdesia.

Gazetarja:Po patjetër paaftësi, por vetëm ai do e paguajë në këtë rast.

Punonjësja: Atij i kushton shumë, por ai i ka përvetësuar ato lekë. Fiorentina nuk ka dalë përfituese e statusit.

Gazetarja: Prej një gabimit të mjekut këtë rradhë. Pra, për gabimet e gjithë njerëzve, arrijmë në këtë… Pse muajt e tjerë nuk i është heq vetëm kujdestaria, por i është heq e gjitha?

Punonjësja: Se ishte ideja, që të shlyhej sa më parë ajo shumë.

Gazetarja: E vendos ai, se sa mund të lërë të paguhet.

Punonjësja: Dakord!

/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME