Lajm i mirë nga Greqia, hap dyert për turistët dhe për shqiptarët që kanë bërë këto dy…

Greqia ka vendosur që të pranojë të gjithë personat që kanë marrë dozën e vak sinës kun dër Co vid-19, pavarësisht nëse janë të miratuara ose jo nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

 

Por nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë që kanë injektuar dozat e vak sinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA.

 

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Vana Papaevangelou, e cila iu referua va ksinave që do të pranohen në Greqi, lidhur me turistët e huaj që do të vizitojnë vendin fqinj. Konkretisht, pranohen vak sinat Novavax (SHBA), Sinovac Biotech (Kinë), Sputnic (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino Biologics (Kinë).

 

Kjo do të thotë që turistët që kanë bërë vaksinat e mësipërme do të mund të vizitojnë Greqinë pa qenë të detyruar për të bërë testin e Covid. Theksojmë se Greqia, si të gjitha vendet e BE-së ka në përdorim vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME