Historia e tyre na préku të gjithëve, Arbana tregon çfarë ndodhi pas emisionit (VIDEO)

Historia e Ersoneldës dhe Stiljanos e trànsmetuar ditën e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” préku gjithë shqiptarët.

Dy të rinjtë dashuroheshin me njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lídhje gjàku.

“Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie.

Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- shpjegoi Stiljano në studio.Nga ana tjetër, Ersonelda tha se gjyshërit e saj, duke qenë se prindërit nuk i jetojnë, kërkonin që ajo të merrte dikë tjetër, që jetonte jashtë shtetit apo kishte një nivel të lartë ekonomik.

E gjéndur nën presion të madh dhe duke dëgjuar të bërtiturat e afërmve të saj në prapaséknë, Ersonelda pranoi propòzimin e Stiljanos për martesë dhe që të largoheshin me njëri-tjetrin.

Mirëpo çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisioni?

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhírimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

“Unë dhe Ersonaleda që nga dita e emisionit jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur. Ju përqafojmë, përshëndesim gjithë publikun faleminderit për mbështetjen”, thotë Stiljano në videon ku shihet i kapur përdore me Ersoneldën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME