Studentja e juridikut që punon si “hostess”: Shqiptarët kanë p*rdh, trajtohemi më mirë nga të huajt

Me ardhjen e verës, të rinjtë priren më shumë për të punuar. Arsyet lidhen me mbarimin e vitit shkollor dhe padyshim me rritjen e temperaturave, pasi të gjithë vrapojnë drejt bregdetit.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, menaxheri Marjan Geci dhe e punësuara sezonale Sara Muka kanë treguar se tashmë kërkesat për të punuar janë më të mëdha, pasi biznese të ndryshme veçanërisht ato turistike kërkojnë shtim të stafit.

“Politikat në Shqipëri janë të tilla që përveç sezonit veror nuk njohim sezonet të tjera. Kërkesat janë nga fundit i prillit, fillimi i majit nisin. 1 maj për ne menaxherët starton biznesi. Kulmi i punës është 5 korriku deri 25 gusht jo vetëm për jugun, por edhe për detin Adriatik”, tha Geci.

Ndërsa Sara, e cila ka mbaruar studimet për juridik, gjatë sezonit veror punon si “hostess” u shpreh se vajzat shqiptare që punojnë paragjykohen si kamariere, shefe salle, banakiere.

Sipas saj, të huajt i trajtojnë më mirë, ndërsa shqiptarët kanë p*rdh.

“Vajzat që punojnë si kamariere, shefe salle, banakiere, paragjykohen. Akoma nuk e kam kuptuar, por më shumë paragjykohemi nga meshkujt shqiptarë. Nga të huajt trajtohemi më mirë. Shqiptarët kanë p*rdh, por më shumë lekë kanë shqiptarët se të huajt që vijnë”, tha Sara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME