Nga Ketjola Gështenja
Muhamed Spada është një nga xhamaxhite më të vjetër të qytetit të Shkodrës. Prej 30 vitesh Muhamedi e ushtron profesionin si xhamaxhi në punishten e tij të vogël pak metra larg nga qendra e qytetit të Shkodrës. Xhamaxhiu tregon për fillimet e tij në këtë profesion dhe se si nevoja për të punuar e bëri që t’i futej këtij zanati që tashmë është kthyer në passion.
71 vjeçari shprehet se gjatë gjithë këtyre viteve që ka punuar si xhamaxhi ka bërë një sërë punimesh të ndryshme.
Gjatë gjithë këtyre viteve punë në këtë profesion dëshira dhe pasioni i 71 vjeçarit vetëm është shtuar. Pavarësisht se xhamaxhiu tashmë ka dalë në pension do të vazhdojë që t’a bëjë këtë profesion për aq kohë sa të jetë i fortë fizikisht.