E përqafoi dhe mashtroi në sy, çfarë i tha 32 vjeçari nënës së Carolinës para se të merrej nga policia (VIDEO)

Ky është momenti kur bashkeshorti qe i mori jeten Carolinës përqafohet me nënën e saj për tu marrë nga policia me pretekstin se do të dëshmonte lidhur me ngjarjen.

Për të mos e trembur, policia e lejoi gjithashtu që te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore 40 ditore të organizuar nga familja për Caroline.

Përpara se të largohej piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar.

Pas orëve të gjata marrje në pyetje, Babis Anagnostopulos pranoi para hetuesve se e kishte kryer ai aktin dhe më pas sajoi grabitjen.

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer se ja mori jeten me duart e tij gruan pasi kjo e fundit i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia bashkë me vajzën dhe do të ndahej prej tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME