Dafina Zeqiri dhe Dj Geek po e shijojnë në maksimum lídhjen e tyre të dashurisë.

Ato shihen kudo bashkë dhe nuk ngurrojnë të na e tregojnë këtë nëpërmjet imazheve që ato publikojnë.

Dyshja së fundmi kanë udhëtuar drejt Turqisë për të shijuar disa ditë pushime. No description available.

Këngëtarja ka bërë një postim që ka befasuar jo pak të gjithë ndjékësit e saj në Instagram.

Ajo ka shfaqur barkun në një video, në mbishkrimin e së cilës përmes emoji-ve ka shkruar “foshnje apo buka e tepërt”.

Siç shihet nga pamjet, Dafina duket në një restorant dhe mesa duket gjithçka është në kuadrin e një shàkaje.

Kujtojmë se para pak javësh, artistja solli pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”, me titull “Japa”.

Në kaq pak kohë kjo këngë ka arritur miliona klikime në Youtube, duke u kthyer në një nga këngët e preferuara dhe në TikTok.

Në fakt Dafina e kishte menduar paraparakisht që kjo këngë të bëhej virale në këtë rrjet social, duke realizuar një kërcim shumë të lezetshëm, që tashmë po kopjohet nga gjithë fansat e saj.