Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave për të rrahur njëri-tjetrin

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe nuk flasin.

Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milionë Lekësh në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë. Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milionë Lekë.

Tani Eduardi i kërkon vëllai të tij Gramozit që të paguajë Lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka. Në një moment në studio situata degradoi…

Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin. Edhe fjalori i tyre degradoi mes dy vëllezërve.

Në moment ka hyrë stafi i emisionit që i ka ndarë nga sherri, duke shmangur kështu çdo pasojë tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME