Degradon sherri mes vëllezërve/ Heqin rripat e pantallonave për të …

Ka degraduar sherri mes dy vëllezërve që ishin në konflikt për një kredi të marrë.

 

Eduardi ka kërkuar me ngulm nga vëllai të paguajë kredinë që ka marrë në emër të tij për të dhe që nga 15 milionë lekë të vjetra, tashmë ka shkuar 30 milionë lekë.

 

Pas debateve të ashpra, vëllezërit kanë hequr rripat e pantallonave për të rrahur njëri-tjetrin, ndërkohë që kanë degjeneruar edhe fjalorin.

 

Ka qenë stafi i rubrikës “Shihemi në gjyq” që ka ndërhyrë dhe ka shmangur dhunën fizike, ndërsa juristja Eni Çobani ka tentuar të qetësojë situatën.

 

Pjesë nga debati:

 

Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike, kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.

 

Eduardi: Ma shkatërrove familjen, ma shkatërrove…

 

Eni Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.

 

Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.

 

Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një formë apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim. E kuptoj që dhe juve iu janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME