Flet babai i pilotit që vrau 20-vjeçaren britanike: Humba dy fëmijë, tani do të…

Për herë të parë nga rrëfimi i të birit ka folur për mediat babai i Babis Anagnostopoulos i cili i mori jetën bashkëshortes Caroline në Greqi.

Duke folur për mediat, babai i pilotit 32-vjeçar është shprehur se ai humbi dy fëmijë dhe se e gjithë vëmendja e tyre tashmë është përqendruar tek Lidia e vogël që mbeti pa prindër.

“Vajzën e kemi ne. E vetmja gjë që duam tani është që të kujdesemi për fatin e kësaj fëmijë dhe të fokusohemi sa më shumë të jetë e mundur tek ajo.

Si baba, unë kam humbur dy fëmijë. Do përpiqem për fëmijën që nuk ka faj për asgjë.”

Familja e Babis kërkoi kujdestarinë e fëmijës ditën e sotme. Ata kanë kërkuar që të kujdesen për vajzën në mënyrë të përbashkët. Kurse, nëna e Caroline nuk ndodhet në gjendje të mirë psikologjike që pasi mori vesh se dhëndri ishte autori i ngjarjes.

Raportohet se ajo ndodhet e izoluar në shtëpinë e saj në Alonissos bashkë me të shoqin që nuk mund të lëvizë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME