“Isha shtatzënë kur humba nënën”, përlotet mjekja: Nuk më tha asnjëherë se do të vdiste

Mjekja dermatologe te Klinika Vivia, Irena Savo ka treguar periudhën më të vështirë të jetës, kur ka humbur nënën e saj dhe njëherazi ishte shtatzënë për herë të tretë.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ajo ka rrëfyer momentin kur mësoi se nëna vuante nga sëmundja e rëndë dhe i kishin ngelur dhe pak ditë jetë.

E përlotur, Irena tha se forcën e ka gjetur te vajzat e saj, veçanërisht tek e vogla e cila lindi para kohe nga stresi i akumuluar.

“Çasti më i vështirë ose periudha se ka qenë pak e gjatë për mua do të thosha ka qenë ndarja nga jeta e mamit tim. Nisi nga momenti i diagnostifikimit.

Unë kisha vetëm pak ditë që kisha ndarë lajmin e shtatzënisë së tretë, ndërkohë që mami diagnostifikohet me një sëmundje shumë të rëndë dhe duke qenë mjeke nuk mund të gënjehesh në fakt as nga shpresat që mundohen të të çelin të tjerët, e dija fare mirë përfundimin.

Kështu që ka qenë një periudhë shumë e vështirë, sepse ndërkohë që kisha të qartë pjesën se si do përfundonte, më duhej t’i jepja asaj zemër, më duhej t’i jepja shpresë.

Edhe ajo ka qenë një njëri gjithmonë optimist, një njëri me dashuri shumë të madhe për jetën. Ndërkohë unë isha personi që ju tha diagnoza e parë dhe më duhej të shkoja disi ta interpretoja pak me më shumë ngjyra dhe jo aq errët diagnozën.

Ajo e kuptoi, por nuk ma përmendi më kurrë gjatë gjithë muajve të mëpasshëm, nuk më tha asnjëherë: ‘Do vdes ose do largohem’. Por vetëm në momentin e parë më tha: ‘Dëgjo Irena, mendon se mund të jem 66 vjeçe dhe thua uau sa shumë vite, por më duket sikur ishte dje që lindët, kur shkuat në shkollë. Jeta është kaq e shkurtër, sa kam arritur në një pikë që dua të rri, të mendojë, të shijojë’.

Ne të dy dhe im vëlla ishte bërë gjyshe, domethënë ishte në një moment që donte të gëzonte gjithë këto gjëra të bukura, që kishte arritur. Unë isha shtatzënë dhe shtatzënia shkoi pak me vështirësi për arsye të stresit dhe lodhjes. Ndërkohë që imë më ishte në kimioterapi, Helen lindi në javën e 32-të pra 7 muajshme, qendroi rreth 30 ditë në reaminacionin e fëmijëve. 

Në fakt gjithçka shkoi mirë, por ishte një periudhë e vështirë. Vjehrri gjithashtu rreth 6 ditë pas lindjes së vajzës u largua nga jeta. Domethënë ka qenë një periudhë e gjatë, por mendoj që Zoti më solli Helenën për të më dhënë forcën për të vazhduar”, u shpreh mjekja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME