Antonela Hako është një nga emrat më të dëgjuar në fushën e biznesit shqiptar. Ajo prej vitesh është sipërmarrëse e njohur dhe ka spikatur si nga një nga femrat më të pushtetshme në biznes.
E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, mbrëmjen e sotme ajo ka ndarë disa nga vështirësitë që ka hasur gjatë jetës, që nga hapja e biznesit dhe deri te ngjarja më e vështirë e jetës së saj, kur humbi të bijën pak para se ta lindte.
Pavarësisht së gjithash, Antonela sot është një nënë shumë e lumtur pasi ka dy djemtë, madje është bërë edhe gjyshe.
“I kemi bërë hapat shumë të vegjël, kemi bërë prodhime artizanale nga më të ndryshmet. Kemi kaluar nga një pikë në një tjetër, shumë vështirësi, vështirësi ekonomike, vështirësi të të jetuarit, orë të gjata që mungonin në shtëpi.
Vështirësi me shëndetin si nga unë si nga im shoq. Midis djalit të vogël dhe të madh, kam pasur një vajzë që e kam humbur pak para se ta lindja. Këto kanë qenë ato që na kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës”, u shpreh Hako.