Është publikuar fotoja e fundit që 20-vjeçarja britanike Caroline kishte me “Screenshot” në celularin e saj. Në këtë foto shihet bashkeshorti i saj Babis Anagnostopulos, në dhomën e ndenjes së shtëpisë.
Siç shihet në foto burri është duke mbajtur Lydia-n e vogël në krahë, të shtrirë në divanin e dhomës së ndenjes.
Koha e treguar në kamera është 00.00.23. Ishte në këtë kohë që 20-vjeçarja, pas përleshjes me autorin e ngjarjes – siç pretendon ai – ishte larguar në dhomën e saj të gjumit të vendosur në papafingo.
Sipas raportit mjeko-ligjor ngjarja ndodhi nga ora 4:05 – deri në 4:11 .
Dhe ndërsa fotografia hedh dritë mbi lëvizjet e pilotit, ajo është ende e panjohur dhe nuk është sqaruar pse Caroline zgjodhi në atë kohë për të mbajtur këtë fotografi me “screenshot”.
Fotografia erdhi nga aplikacioni që çifti kishte në celularin e tyre dhe transmetoi lëvizjen e regjistruar nga kamerat që ishin në shtëp.