Papa takohet me Spiderman/ Personi misterioz pas maskës prej vitesh bën punë…

Papa Francesku ka takuar një prej fansave të tij gjatë fjalimit që mbajti në Pallatin San Damaso në Vatikan. Ishte pikërisht heroi i fëmijëve, Spiderman.

 

Një burrë i veshur me një kostum të ngushtë të kuq dhe blu, i njëjti që mban një nga heronjtë e preferuar, Spider-Man në filmat e famshëm ishte ulur i qetë pranë një prifti të veshur plotësisht me të zeza dhe dukej se prania e heroit nuk e shqetësonte aspak.

 

Shumë njerëz menjëherë menduan se kush ishte personi misterioz që u shfaq në një ngjarje kaq të rëndësishme i veshur me një kostum heroi. Sipas Reuters, në fund, doli se 27-vjeçari ishte Matio Vilardita nga Italia Veriore.

 

Ai mori një vend nderi në audiencë për shkak të punës humanitare që po bën prej vitesh. Mathio vishet me kostume superherojsh dhe viziton spitalet e fëmijëve duke sjellë momente të gëzuara për ta. Vitin e kaluar, presidenti Italian Sergio Matarella e përgëzoi për punën e tij humanitare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME