Për Orindën, mbrëmja e maturës do të jetë momenti më i paharrueshëm në jetë sepse ishte dita që i erdhi propozimi nga dashuria e jetës.
Xhersiko Shqemza është kujdesur me detaje që ta surprizojë Orindën teksa po festonte me miqtë e saj për përfundimin e ciklit të mesëm. Teksa po kërcenin, pista e vallëzimit iu la e lirë vetëm ciftit për të përjetuar momentin romantik.
Në emisionin “Shqipëria Live” kanë rrëfyer emocionet dhe përplasjet me familjarët në fillim të lidhjes.
Xhersiko: I thashë a pranon që të jesh dashuria ime e jetës?
Orinda: Kam qarë, nuk e prisja fare. Më erdhi një emocion i paparë. Kur e pash Xhesin kur u ul në gjunjë, i thashë direkt “po” edhe e ngrita e përqafova. E kam refuzuar njëherë në fillim të lidhjes. Nuk doja në fillim. Pastaj gjatë njohjes, e desha. Babi e pëlqen, ndërsa mami jo.
Sa i përket vjehrrës, Xhersiko tha se zihen shpesh dhe ia ka ruajtur emrin në telefon si “Tigri”.
Orinda: Në fillim mami nuk ishte dakord dhe i bënte presion dhe ky thoshte që është e egër si tigër.