“Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti këtë herë dy fqinjë nga qyteti i Beratit, Krenarin dhe Fatbardhin, të cilët kanë grindje për një rrugë kalimi.
Krenari është personi që ka kërkuar seancën e ndërmjetësimit. Rreth vitit 2006, Fatbardhi është shpërngulur në vendin ku jeton Krenari dhe ka në pronësi një pasuri të paluajtshme që ia ka blerë ish-vjehrrit të këtij të fundit.
Kjo ndërtesë është kufitare me ndërtesën e zotit Krenar dhe ai pretendon që i ka zënë rrugën e kalimit duke ndërtuar një mur me disa kolona.
Ai i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, ku ia rrëzuan padinë, më pas e çoi në Gjykatën e Apelit ku iu rikthye për rigjykim dhe e fitoi pjesërisht.