Antonela, vajza e cila u bë e njohur nga programi “PërPuthen”, moderon bashkë me Alesia Bamin, krah autorit dhe moderatorit të Top Arena, Edi Manushit.
Si çdo mbrëmje Top Arena është shoqëruesi juaj në këtë maratonë sportive të futbollit europian.
Të ftuar special, moviola, analizë e detajuar e çdo ndeshjeje, lojra të shumta, si edhe dinamikat në “Trotuarin e Natës” do të jenë pjesë e mbrëmjes suaj.
Që në prezantim të madhëruesve të programit vërehet “një papërgatitje fizike” e Antonela Berishës, e cila e justifikon vetëm me gjendjen shëndetësore jo të mirë.
Gjatë ditës së sotme, Antonela është helmuar nga ushqimi dhe për këtë arsye nuk është ndjerë mirë, gjë që ka bërë që Antonela të përfundojë në spítal.
Por ajo e mërr veten shpejt pasi edhe nuk do të humbasë asnjë mbrëmjë të emisionit Top Arena.
Sapo zbret në skenë Antonela falenderon Manushin që e pyeti për shëndetin e saj, dhe konfirmon që tashmë është mirë, pavarsisht se në ‘look’ nuk ndihet rehat pasi nuk ishte përgatitur si mbrëmjet e tjera, kjo për efekt kohë, por sic edhe ajo shprehet “Puna e para”.
Manushi për të qetësuar disi edhe familjarët e kësaj të fundit, i kërkon regjisë ta fokusojë Antonelën në një plan perfekt që të shihet qartë se sa mire ndjehet ajo.
Dhe për të mos humbur kohë më shumë më këtë temë, Manushi kërkon nga partnerja e tij në skenë Alesia Bami, të vazhdojë me prezantimin e të ftuarve në sdudio.



