Në ditën e fundit të Qershorit, kur i nxehti afrikan që ka ‘pushtuar’ vendin ende nuk është larguar, gazetari emisionit “Stop” Klinton Zeqiri ka dalë në rrugët e Tiranës për t’u bërë një pyetje qytetarëve.
Pyetja për qytetarët është se si po e përballojnë ata këtë të nxehtë që prej ditësh është prezentë në vend dhe si menaxhojnë raportet intime me partnerin.
Gazetari: Ti je tamam sikur ke ardhur nga Afrika..
Qytetari: Afrikan jam.
Gazetari: Mos më thuaj që e solle të nxehtin afrikan këtu?
Qytetari: Banoj në Afrikë.
Gazetari: Ti e ke sjell të nxehtin.
Qytetari: Normal.
Ndërkohë një qytetar tjetër thotë se është mësuar me të nxehtin dhe nuk i bën përshtypje fare. “Ne jemi mësuar me të nxehtin. Çfarë vape është kjo“, shprehet qytetari.
Ndërsa një qytetare tjetër thotë se nuk e ka problem të nxehtin, pasi si natyrë është e freskët.
Qytetarja: Nuk e kam problem të nxehtin.
Gazetari: Po me partnerin si i ke punët këto ditë?
Qytetarja: Jemi të dy të freskët.
Por një qytetare tjetër thotë se me vapën i ka punët shumë keq dhe shton se nuk durohet as partneri./tvklan.al