SHKODËR, TAKSISTI: POLICIA TË NDËRHYJË OSE DO MBLEDH VIKTIMA

Ky është Sali Ymeri, një prej taksistëve të licensuar të Shkodrës i cili është i revoltuar pasi ende asnjë masë nuk është marrë për shoferët që operojnë në të zezë vetëm pak metra larg tyre. Një tjetër problem është edhe zënia e vendeve të parkimit taksive të licensuar nga persona të tjerë.

Taksisti Ymeri kërkon që policia të marrë masa ose në të kundërt paralajmëron efektivët se do të vijë dita kur do të duhet të shkojnë për të mbledhur viktimat nga ndonjë ngjarje e rëndë si shkak i kësaj problematike të paralajmëruar prej kohësh.

Taksisti Ymeri thotë se disa herë kanë denoncuar por deri më tani nuk ka sipas tij asnjë reagim nga policia.

Taksisti shkodran thotë gjithashtu se edhe puna si shkak i këtyre problemeve ka rënë ndjeshëm edhe pse jemi në sezon veror kur mendohet që fluksi i punës duhet të jetë më i madh.

Edhe më përpara taksistët kanë ngritur këto problematika por deri më tani ende nuk është gjetur një zgjidhje për eleminimin e taksistëve në të zezë dhe zënies së vend parkimeve të taksive të licensuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME