Eni Çobani në situatë të pazakontë te seanca e sotme “Shihemi në gjyq”, ndërhyn menjëherë i habitur Ardit Gjebrea: S’e kishe bërë ndonjëherë këtë gjë…

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë një nuse dhe një vjehërr, Myzejeni dhe Kujtimi, ku kanë probleme me çështjen e një prone.

 

Si familje ata kanë një pishinë në Gramsh, ku e gjithë puna dhe mundi i tyre ka shkuar tek ky biznes. Por për shkak të disa problemeve ligjore që djali i madh ka patur, babai truallin ku sot është ndërtuar pishina ia kaloi në emrin e tij që t’i shpëtonte burgut.

 

Por djali i madh i preu në besë dhe nuk ia ktheu më pronën që ishin pronarë babai dhe vëllai i tij. Tani ai kërkon që vëllai i tij i vogël, i cili ka punuar gjithë jetën dhe ka kontribuar për këtë biznes, të dalë jashtë sepse prona është e tij. Eni Çobani komunikoi nëpërmjet një lidhje telefonike me djalin madh të familjes, Arencin, por ai refuzoi të jepte shpjegime duke i mbyllur telefonin.

 

Në fund të seancës së ndërmjetësimit Eni Çobani i është drejtuar publikisht Arencit që i mbylli telefonin pa dhënë asnjë shpjegim duke u shprehur se po e bezdiste, që do shihen së bashku në gjyq, duke e mbështetur plotësisht babain e tij Kujtimin dhe aty do jetë i detyruar që t’i japë një shpjegim.

 

Eni Çobani: Fjala e Arencit në këtë seancë ndërmjetësimi ka qenë një nga fjalët më të rënda që kam dëgjuar nga një djalë. Pra t’i thuash një djali që ka në seancë babain dhe të mbyllë telefonin dhe të kërkojë disa herë nga ne që të mos bezdiset, kjo për mua është shumë e rëndë. Realisht më ka lënë pa fjalë.

 

Dhe pse ai djalë u përgjigj në atë formë nuk kisha ndërmend ta mbyllja këtë seancë ndërmjetësimi në këtë formë, po i them Arencit publikisht: Arenc i dashur unë ty vërtetë nuk do të të bezdis më, por ama do të më kesh përballë, krah zotit Kujtim në gjykatën në të cilën ti ke vajtur dhe besoj që atje, realisht ne të dy do komunikojmë si qytetarë dhe përpara gjykatës je i detyruar të më japësh një përgjigje.

 

Ardit Gjebrea: Nuk e kishe bërë ndonjëherë këtë gjë zonja Eni, çfarë ndodhi?

Eni Çobani: Jam prekur jashtë mase, nuk e di, jam gati për të lotuar sepse nuk e di… Kujtimi është veç nga Genci, i ka hedhur në gjyq veç e veç, pra babain e ka hedhur veç dhe vëllain veç, nuk janë bashkë këta të dy prandaj unë thashë që do mbaj Kujtimin. Kujtim do jemi bashkë, nëse këta të lanë, unë do të të shtrëngoj fort.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME