“Xhuxhi” që nuk mërzitet asnjëherë, ky është padyshim kamarieri më i lezetshëm në Shqipëri

“Më kanë thënë nuk je për punë. Je shumë i dobët, nuk e bën dot, sepse më kanë parë si figurë”, ka thënë ai.

 

27 vjeçari, Niku Xhydollari pas shumë përpjekjesh sot e ka një punë dhe është i përpiktë. Jeton në fshatin Hudënisht të Pogradecit. Lokali ku shërben ndodhet në zonën e ish vilave.

 

‘Gjysmën e rrugës e bëj me makinë dhe 2 km të tjerë me këmbë”. Paragjykimet për gjatësinë e ndjekin dhe këtu, por nuk mërzitet.

 

“Edhe kur më bie njëri i keq e më ofendon, nuk ndihem keq. Më ofendojnë për gjatësinë si me të qeshur, por se kam problem fare”, ka thënë ai.

 

Niku është formuar që në vegjëli që të mos ketë komplekse. “Kam pasur shumë dëshirë të njihem në televizione e puna që bëj më pëlqen, sepse s’ka më mirë se të njihesh me shumë njerëz”.

 

Ka e një mesazh për të gjithë njerëzit që stig.mati.zojnë të tjetër pa i njohur. “Secili ka një problem të vetin. por s’ka problem, e ka për vete, s’e ka për të tjerët. Thjesht të kemi respekt”, shprehet 27 vjeçari.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME