Xhevdeti i cili është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare e akuzon rëndë bashkëshorten e tij Besniken
se e tradhton dhe flet gjatë gjithë kohës në telefon me të dashurit, prandaj janë larguar nga njëri-tjetri. Besnikja e cila është infermiere nuk i pranon këto akuza të forta dhe kështu është krijuar një debat i fortë mes tyre në studio.
Ardit Gjebrea: Në faktedhe fakti që ajo flet në telefon nuk më duket se është ndonjë gjë e madhe për të dyshuar.
Xhevdeti: Për mua është shumë gjë e madhe. Moj zonjë o më trego mua dashnorët ose unë në rrugën time, ti në rrugën tjetër. Trego dashnorët moj zonjë.
Besnikja: Çfarë dashnorësh ore, ku i kam këta dashnorë? Pse s’smë ke shoqëruar? Të të vijë zor ty në këtë moshë.
Xhevdeti: Ty të të vijë zor, të kesh turp që flet në telefon me burrin e huaj.
Ardit Gjerbea: Po i ka pacientë.
Xhevdeti: Pse të gjithë pacientë i ka?
Besnikja: Pse s’më shoqëroje ti mua?
Xhevdeti: Nuk jam truproja jot.
Besnikja: Po je burri im, je më shumë se truprojë. Ishte 24 orë pandemia.
Xhevdeti: Le të jetë sa të dojë, për mua t’i ke mbaruar.
Besnikja: Po nuk tallesh ti me krahët e mi, nuk ke shans të tallesh.
Xhevdeti: Rrugën nga erdhe ik. /tvklan.al