Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës, shalqinit, nisi dhe po vijon me debatet e shumta të konsumatorëve mbi nivelin e përmbajtjes së nitrateve.
Ankesa të shumta të konsumatorëve shoqëruar me foto përkatëse por edhe me dëshmi mbi shijen e tjetërsuar të shalqinit që kanë blerë kanë ngritur një panik të përgjithshëm mbi faktin se sa të sigurta janë këto fruta për t’u konsumuar.
Shqetësimi i Konsumatorëve
Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një reagim publik ka shprehur shqetësimin mbi këtë fenomen shqetësues.
Ai ka ndarë për konsumatorët një metodë të thjeshtë se si mund të dallojnë në shtëpi nëse ka shalqini që kanë blerë është apo jo me sasi nitrati apo jo.
“Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vetë analizat e ushqimit në shtepi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi pjeper) .
A mundet që te kete teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që keto mbetje kimike, krijojnë per shendetin? Me shumë mundesi që po!
Kjo sepse te dhenat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione! Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara.
Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” nje tip “kanoceje” të cilën ata që kanë mundesi e blejnë online në Ebay apo Amazon.
Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja!” shprehet ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një reagim në faqen e tij në rrjetin social Facebook.
Testi i Verifikimit
Për të mësuar se si dallohet nëse shalqini, Panariti e shpjegon përmes një mënyrë shumë të thjeshtë që kushdo mund ta provojë vetë në shtëpi.
Megjithatë, Panariti thekson se këto metoda nuk zëvendësojnë analizat përkatëse që zhvillohen nga mjetet dhe institucionet zyrtare.
Sipas tij, mjafton që të merrni një copë shalqini pa fara dhe ta vendosni në një enë me ujë, nëse uji merr ngjyrë të fortë rozë atëherë ai ka përmbajtje nitrati nëse jo atëherë është në rregull.
Gjithashtu, nëse copa e shalqinit nuk fundoset në fund të enës por qendron në sipërfaqe atëherë është në rregull për t’u konsumuar.
“Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet t’i zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë! Ja se si? Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni në nje tas me ujë.
Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atëherë shalqini ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull.
Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte në rregull…. Edhe njeherë këto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zëvendsojnë analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh” bën të ditur Panariti në reagimin e tij./AgroWeb.org