Gazetari i mirënjohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Mustafa Spahiu ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Spahiu, që në trevat shqiptare njihej si udhëheqësi i emisionit të fëmijëve “Lule më lule”, që emitohej në Radio Shkupin, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Krahas gazetarisë, ai ka qenë edhe poet ku ka marrë shumë shpërblime letrare e mirënjohje nga shumë institucione dhe asociacione të fëmijëve, në shkallë republike dhe jashtë Maqedonisë.
Ka të përkthyera mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjake, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja në këto gjuhë.