Një çift i mitur pritet të bëhen prindër së shpejti në komunën e Fushë Kosovës.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se një 15 vjeçare është martuar para tre muajsh me një 16 vjeçar dhe të njëjtit janë në pritje të fëmijës së parë.
Të dy palët janë intervistuar nga Policia e Kosovës në prani të familjarëve ku pohuan se me pëlqim dhe vetdësshirë janë martuar.
Të njëjtit i takojnë komunitetit rom./IndeksOnline/