Arbana Osmani ka vendosur të bëjë pjesë këtë herë Eduartin në rubrikën e saj të pyetjeve në Instagram. Pasi konsumuan darkën, Eduarti kishte kohë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave teksa Arbana e intervistonte.

Sigurisht që shumica e pyetjeve ishte për marrëdhënien e tyre dhe për Diellin. Eduarti u shpreh se të jetosh me Arbanën është më bukur sesa duket dhe se nuk i dalin 15 sekondat e videos për t’i treguar gjërat e preferuara nga ajo.

Gjëja e preferuar tek Arbana? -S’mjaftojnë 15 sekondat e story-t për t’i thënë

Si është jeta të jetosh me Arbanën? -Është më e bukur se ç’duket

Çfarë të nervozon tek Arbana? -Prapë nuk dalin 15 sekonda

Kur ziheni kush e mban më shumë inatin? -Unë

Si je ndjerë kur je bërë baba? -Çuditshëm (përlotet)

Dielli kujt i ka ngjarë më shumë? -Mua