Ka shumë për të mësuar rreth botës dhe faktet e mëposhtme vërtet do t’ju habisin pasi janë gjëra që i bëjmë apo përdorim çdo ditë e nuk dinim kaq shumë për to. Bright Side sjell një listë me 13 gjërat që me siguri nuk i dinit.
1.Kripa e bën ananasin më të ëmbël.
2.Nuk mund të tështish duke fjetur.
3.Kasatat janë shpikur rastësisht nga një 11-vjeçar, i cili la në frigorifer gjatë natës pluhur sode me sheqer dhe ujë.
4.Gjasat për të fituar lotarinë janë më të ulëta sesa të vdesësh nga një goditje meteori
5.Akulli në restorantet e fast food-et është më i ndyrë sesa uji i tualetit.
6.Perëndimet në Mars janë blu.
7.Krijuesit të Kubit të Rubikut, Erno Rubik, iu deshën më shumë se një muaj për të zgjidhur kubin pasi ai e krijoi atë.
8.Koha më e gjatë midis 2 binjakëve është 87 ditë. Binjakët Katie dhe Amy Jones-Elliot janë binjake që kanë lindur 87 ditë me diferencë. Në vitin 2012, nëna e tyre, Maria, hyri në lindje 4 muaj më herët dhe lindi Amy, por Katie ishte në gjendje të qëndronte në barkun e saj për 3 muaj të tjerë.
9.Ka pasur vërtetë njerëz me lëkurë blu që jetonin në Kentaki.
10.Libri i Rekordeve Guinness mban rekordin si libri që vidhet më shpesh nga bibliotekat publike.
11.Gromësitja është e pamundur në hapësirë.
12.Një kanaçe e ricikluar mund të kursejë energji të mjaftueshme për të furnizuar një televizion për 3 orë.
13.Shumica e buzëkuqëve përmbajnë luspa peshku.