Histori e veçantë/ 21-vjeçari shqiptar udhëtoi 28 ditë me biçikletë vetëm e vetëm për të takuar gjyshen

Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim,

për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij. 21-vjeçarit nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lufte. Megjithatë, 21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sfidash.

“Rruga ishte ndryshe siç e kisha imagjinuar, kam patur shumë sfida, më shumë për ujë. kisha mungesë uji, ushqim. nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës.”, tregoi i riu nga Peja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME